Calvin Harris po “shkund” kujtimet nga Taylor Swift.
Duket se kjo e fundit nuk është e vetmja që ka ecur përpara me romancën e re pasi edhe ish-i i saj, Calvin Harris, flitet se së fundi ia ka vënë syrin bukuroshes së ekranit, Megan Rees. Sipas The Sun, ai ka shkëmbyer mesazhe me 21 vjeçaren pasi e ndoqi atë në Twitter .
Ndër mesazhet e shkëmbyera prej tyre, u arrit të lexohej: “Kur të duash. Do jesh në Britani këtë verë apo do të vish?” Ndërkohë që Swift aktualisht po shijon disa ditë pushimi në Romë me të dashurin e ri, aktorin Tom Hiddleton, Calvin Harris po i jep shanse të reja vetes.