I shfaqur fillimisht si zemërthyer, Calvin Harris i është rikthyer “harbimit” të jetës single.
Ndërsa Taylor Swift po shijon praninë e të dashurit të ri Tom Hiddleston, producenti skocez po shijon praninë e çdo vajze tjetër. Harris nuk i ka kursyer thumbat për ish të dashurën duke postuar në Snapchat më një foto me shumë vajza të bukura dhe me mbishkrimin “Unë shkruaj këngë”. Ky ishte një provokim i drejtpërdrejtë pasi Taylor njihet për këngët e saj mbi marrëdhëniet, që i bazon në ndarjet apo lidhjet e saj. Por Calvin nuk është mjaftuar me kaq, pasi ai është shfaqur duke festuar me një sërë vajzash në një klub nate në Mexico, me një brune që e mbajti më gjatë se të tjerat...në klub të paktën...