Calvin Harris u ka dhënë përgjigje njëherë e mirë zërave për një bashkëpunim mes tij dhe Taylor Swift.
Është zyrtare! Ata nuk kanë ndërmend të realizojnë një këngë bashkë. “Ne as nuk kemi biseduar për ndonjë bashkëpunim”, i tha ai Ryan Seacrest në show-n e tij radiofonik. “Nuk e shoh të ndodhë. Për më tepër, Taylor po merr një pushim të gjatë dhe të merituar” ka thënë Dj. Ai sapo ka publikuar bashkëpunimin më të fundit me Rihannën, ndërkohë që ka një “gjysëm kënge” me Ellie Goulding në punë e sipër. Pasi është pyetur për lidhjen me Taylor, Harris ka thënë se ajo e di shumë mirë se kur është koha për ta lënë të lirë në punën e tij. “Ajo është shumë inkurajuese, mbush me energji pozitive këdo prandaj është këndshëm ta kesh pranë një person si Taylor” ka përfunduar ai.