Një ditëlindje për t’u patur zili.
Jo vetëm për surprizat që e shoqëruan por mbi të gjitha për listën e të ftuarve. Në 47-vjetorin e saj Jennifer Lopez ka vendosur të mbledh të gjithë miqtë e saj të njohur e të panjohur për publikun, në Cesares Palace të Las Vegas-it. Cristiano Ronaldo, French Montana apo Iggy Azalea kanë qenë të pranishëm. Por ndërsa Jenny festonte, Taylor Swift mund të mos ketë kaluar një natë shumë të mirë. Kjo sepse të ftuar në këtë festë ishin 2 nga armiqtë e saj më të mëdhenj aktualisht, Kim Kardashian dhe Calvin Harris. Madje kjo dyshe është parë edhe të bisedojnë gjatë mes tyre, dhe ska dyshim që ndër të tjera është lakuar emri i këngëtares!