Ndoshta Calvin Harris-it nuk i bëri përshtypje fakti se Taylor Swift është puthur me aktorin britanik Tom Hiddleston, dhe për të na e vërtetur këtë, ai na ka treguar se është i zënë me punë, dhe se gjithçka i përket së shkuarës. Madje Dj i njohur, nuk e ndjek më në Twitter ish të dashurën e tij. Calvin ka postuar në Instagram disa fotografi të këngëtares Rihanna nga projekti i tyre i radhës për këngën “This Is What You Came For” që tashmë do të vijë edhe me videoklip.
Pikërisht këto fotografi të bashkëpunimit të tyre më të fundit janë shenjat e para që DJ 32 vjeçar i është kthyer përsëri punës dhe e ka lënë pas ndarjen nga Taylor Swift.