INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Calvin Harris mbretëron në listën e Dj-ve më të paguar. Ja sa fiton ai

Calvin Harris mbretëron në listën e Dj-ve më të paguar. Ja sa fiton ai

Publikuar më: 21:39 16-08-2016

Nuk është e pazakontë të shikosh Calvin Harris në krye të listave. Dj skocez, i cili është njëkohësisht producent, këngëtar, kompozitor, numëron shumë hite në repertorin e tij, duke përfshirë edhe këngët e prodhuara për këngëtarët e tjerë. E duket sikur kjo punë e palodhshme e tij është shpërblyer, pasi Calvin ka triumfuar si Dj me më shumë fitime në vit.

Dj 32 vjeçar ka pasur një vit shumë të suksesshëm deri më sot, duke u ngritur në fronin e listës së publikuar nga Forbes, për Dj e muzikës elektronike me më shumë fitime, me të ardhura prej 63 milion$. Plot 25 milion$ më shumë se vendi i dytë i cili mbahet nga Dj Tiesto. Vendi më i ulët i podiumit mbahet nga David Guetta me 28 milion$. Ajo çfarë na bën përshtypje është se në Top 10, nuk renditet asnjë femër.

Ja lista e plotë e 10 DJ-ve  më të paguar për vitin 2016 sipas Forbes:

1- Calvin Harris $63 million           
2- Tiesto $38 million       
3- David Guetta $28 million         
4- ZEDD $24.5 million     
5- Steve Aoki $23.5 million          
6- Diplo $23 million         
7- Skrillex $20 million     
8- Kaskade $19 million   
9- Martin Garrix $16 million         
10- Dimitri Vegas & Like Mike $15.5 million

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609