Ata janë dy artistë mjaft të talentuar në fushat e tyre muzikore, por kur bëhet fjalë për një bashkëpunim...
Fansat nuk duhet të presin kursesi që Harris dhe e dashura e tij e famshme, Taylor Swift të nisin një projket së bashku. Artisti 32-vjeçar bëri të ditur për The Sun se Taylor nuk është këngëtarja që do të jetë pjesë e singëllit të tij të ri. Që nga koha kur ai dhe ish e dashura e tij, Rita Ora punuan së bashku për këngët e saj, Harris e shikon këtë si diçka që do të prishte lidhjen e tyre. Ndërkohë ai mendon se Beyonce do të ishtë ideale për të bashkëpunuar me të. Kjo e fundit është një fanse e madhe e hitbërësit "How Deep is Your Love". Shpresojmë që së bashku ata të sjellin një punë të re, pasi ka për të qënë vërtet e suksesshme.