Ata sapo janë ndarë dhe gjërat sapo kanë nisur të bëhen interesante.
Calvin Harris ka zbuluar disa detaje suprizë nga ndarja me Taylor Swift. Si përgjigje ndaj disa fansave që i thonin se pas ndarjes, duhet të kishte treguar versionin e tij të historisë, Dj Skocez ka thënë se ka qenë këngëtarja që ka kontrolluar mediat dhe situatën, ndërkohë që ai nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte.
Harris i është përgjigjur gjithashtu edhe një tjetër fansi që e pyeste se pse pas gjithë kësaj ai i kishte bërë follow asaj vetëm një javë më vonë. “Sepse isha ende i përfshirë, por tani jo më”, ka qenë komenti i tij tashmë i fshirë.
Në më pak se dy javë pas ndarjes, Taylor bëri përpara me aktorin britanik, Tom Hiddleston. Duke mohuar se shqetësohej nga romanca e tyre, Calvin ka shkruar: “Jo xheloz zotëri, i LIRË!” si përgjigje ndaj një komenti ku e quanin xheloz për marrëdhënien e re të këngëtares.