Duket se Calvin Harris nuk po e përjeton aspak mirë ndarjen me Taylor Swift.
Kështu, menjëherë pas sherrit të kësaj të fundit me Kim Kardashian, ai ka marrë hak ndaj saj duke mbështetur Kanye-n. Harris është fotografuar duke u drejtuar drejt palestrës teksa mbante veshur një palë atlete të linjës së reperit Kanye West, Yezzy.
Zgjedhja e tij interesante vjen edhe si një mesazh ndaj Taylor Swift e cila u pa në një fotografi teksa puthej me aktorin britanik.
Marrëdhënia e re e 26 vjeçares vjen dy javë pasi ajo dhe Calvin u ndanë dhe pasi ai pësoi një aksident të rëndë me makinë në Los Angeles.
Taylor së fundi u akuzua nga Kim Kardashian se po luante “viktimën” para bashkëshortit të saj dhe Dj skocez duket se është totalisht në anën e Kim. Ai gjithashtu pyetjes se nëse e konsideronte të mundshëm kthimin me Swift, iu përgjigj me një të qeshur te madhe.