Vetëm pak orë pas lajmit të papritur të ndarjes së tij nga Taylor Swift, Calvin Harris ka thyer heshtjen përmes një postimi në Twitter.
"E vërteta është se një marrëdhënieje i erdhi fundi dhe ajo çfarë mbetet është shumë dashuri dhe respekt" kanë qenë këto fjalët e ndjera të Harris. Në fakt TMZ ka mësuar edhe një të vërtetë tjetër që ka lidhje me arsyen e ndarjes. Sipas kësaj të fundit , DJ Skocez i dha fund lidhjes me Swift për shkak se nuk dëshironte të ishte pjesë e Hollywoodit. Siç duket Calvin Harris preferon më tepër të mbajë një profil të ulët teksa bën muzikën e tij. Madje një burim i sigurt ka konfirmuar se ai ndihej i intimiduar nga suksesi i Taylor Swift, ndonëse vetë është momentalisht një nga DJ-t më të kërkuar në botë!