INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cameron: Qesharake të krahasosh Anglinë me Shqipërinë

Cameron: Qesharake të krahasosh Anglinë me Shqipërinë

Publikuar më: 15:14 30-05-2016

Edhe pse kurrë nuk e kishte menduar se do të ishte pjesë e debatit për daljen ose jo të Britanisë nga Bashkimi Europian, Kryeministri Edi Rama lëshon një lutje. Nga Asamblea Parlamentare e mbajtur në Tiranë Rama tha:
Edi Rama:
“Është një botë shumë interesante dhe unë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që do më duhej të ndërhyja në një debat në Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruarit ose jo të saj në BE dhe të shkruaja në ” The Times” dhe t’ju thoja: Ju lutem mos u largoni”.


Por ndërsa Referendumi për këtë çështje po afrohet, Kryeministri Britanik David Cameron tha se i vinte keq që kabineti qeveritar ishte i përçarë në këtë pikë. Cameron foli për qëndrimin e disa prej ministrave ofrojnë edhe raste nga vende të tjera jashtë BE-së që sipas tyre janë shembuj për Britaninë, e midis këtyre vendeve është edhe Shqipëria.
Grupi i Brexit thotë se Shqipëria ka pozitë të favorshme në tregti, por një krahasim i tillë, për numrin një të qeverisë së Anglisë është thjeshtë qesharak.
David Cameron:
“Në fillim thanë se duan përshtatje të tipit norvegjez, pastaj atij kanadez. Tani flasin për stilin shqiptar, sepse Shqipëria mesa duket ka një pozicion të jashtëzakonshëm tregtie në Evropë.
Epo, në fakt nuk e ka. Ka kuota të eksporteve të saj të peshkut, nëse doni realisht ta dini. Por ta krahasosh Shqipërinë, një vend dëshpërimisht i varfër që po mban radhën për të hyrë në Bashkimin Evropian, me Britaninë, ekonominë e pestë më të madhe të botës, kjo është vërtet qesharake”.

Article Logic
Execution time: 0.0034458637237549