Këto janë dy këngët më të preferuara në trend në YouTube...
Camila Cabelo u bë e njohur si një ndër vajzat e grupit “Fifth Harmony” në X Factor, por që tani ka nisur një karrierë solistike edhe menjëhere pas publikimit të videoklipit te saj të fundit të këngës “Havana” kanë “shpërthyer” klikimet dhe klipi ka arritur deri më 9milion klikime në 24 orë. Por ajo që bëri përshtypje ishte se ajo qendron në vendin e 2 në Trending në YouTube por një këngëtare tjetër që po “pushton” klasifikimin me videoklipin e saj të ri është Bebe Rexha. Ajo ka arritur shifrën afër 4milion klikimeve dhe është në vendin e 18 në Trending. Por klasifikimi ndryshon dhe pak më parë Camila ishte në vendin e 1 ndërsa Bebe në vendin e 15 në YouTube Trending./intv.al/