INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cana: 99% e shqiptarëve duan vetëm një skuadër të fortë

Cana: 99% e shqiptarëve duan vetëm një skuadër të fortë

Publikuar më: 10:14 06-06-2016

Lorik Cana thotë se vështirë se do të luajë për Kosovën, edhe pse kjo e fundit u pranua në UEFA e FIFA dhe që tani e tutje, përfaqësuesja do të ketë mundësi të luajë në kualifikimet për Evropian dhe Botëror, njësoj si të gjitha vendet tjera.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është se Kosova nuk është më e izoluar. Fakti se djelmoshat mund ta jetojnë ëndrrën e tyre në përfaqësuese dhe paratë që do të futen më shumë në infrastrukturë dhe kampionat, më bën të ndihem mirë. Lojtarët në Kosovë nuk kishin zgjidhje dhe ndiheshin si në burg. Tash janë të lirë”, ka thënë futbollisti kosovar në një intervistë të gjatë për “Schweiz am Sonntag”.

“Unë vështirë se do të luaj për Kosovën. Tash duhet t’i gjejmë zgjidhjet më të mira për të dyja skuadrat, Shqipërinë dhe Kosovën. Por, 99 për qind e shqiptarëve duan që të ketë vetëm një skuadër të fortë. Për arsye politike, kjo nuk është e mundur”, shtoi përfaqësuesi shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721