INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cana: Do ta mbyll karrierën me kuqezinjtë pas Europianit

Cana: Do ta mbyll karrierën me kuqezinjtë pas Europianit

Publikuar më: 14:52 29-03-2016

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana i cili ka fituar mbështetës të shumtë gjatë karrierës së tij si futbollist, duket se la një lajm jo të mirë për të gjithë ata që e kanë ndjekur.  Sipas Ora Sport, Cana do ta mbyllë karrierën pas ndeshjeve finale të Kampionatit Europian, “Francë 2016”. Loriku, i cili ka zhvilluar 90 ndeshje me fanellën kuqezi  duke shënuar një rekord për performancat në fushë, duket se i ka dhënë fund një prej dilemave më të mëdha.  Cana, ka arritur maksimumin duke qenë kapiteni i parë shqiptar që e çon kombëtaren në një event kaq të rëndësishëm. Ndeshja miqësore me Kombëtaren e Luksemburgut do të jetë ndeshja e 91 e kapitenit, i cili tashmë i ka “minutat e numëruara”. Cana kërkon nga shokët e ekipit  një seriozitet maksimal për ndeshjet e Francës, me qëllim që kuqezinjtë të tregojnë sa më shumë vlera të futbollit kombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385