Lorik Cana ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet Lazios.
Mediat italiane, të enjten, kanë raportuar se Lorik Cana mund të rikthehet në Lazio, pasi kjo e fundit ka telashe me lëndimin e mbrojtësve.
Por, ish ylli i Kombëtares ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet Lazios. Ai edhe një herë ka përsëritur se është pensionuar nga futbolli.
“Po e kompensoj kohen me familjen time dhe popullin tim pas pesëmbëdhjetë viteve larg shtëpisë. Unë u pensionova nga futbolli, jo për dëshirën time, por shkak të shëndetit”, ka deklaruar Cana për Radio Incontro Olympia.
“A do të bëhesh trajner në të ardhmen? Do të doja të provoja, ndoshta me Kombëtaren. Por jo së shpejti”, ka theksuar ish ylli i Marseilles, Sunderlandit dhe Galatasarayt.