INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Cana “lojtari i ndeshjes”

Publikuar më: 09:54 11-02-2016

Nantes ka fituar 4-3 ndaj Bordeaux në 1/8 e kupës së Francës duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Lorik Cana ishte në fushë gjatë gjithë takimit ndërsa Ermir Lenjani ndenji në stol. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi në barazim 2-2 dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.

Bordeaux kaloi në avantazh në minutën e 98-të, por Nantes nuk u dorëzua.

Në minutën e 115-të erdhi goli i barazimit (3-3) me Audel dhe vetëm 2 minuta nga fundit u shënua goli i fitores nga Bedoya.

Ai morri një pasim me kokë nga Cana brenda zonës. Shqiptari Cana u shpall “njeriu i ndeshjes” për lojën dhe shpirtin e treguar në fushë.

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893