Lorik Cana mund të rikthehet në Serie A. Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare që gjatë kësaj vere ndërpreu kontratën me Nantes, aktualisht është ende pa një skuadër dhe Pescara synon ta rikthejë në fushën e blertë. Lajmi bëhet i ditur nga “Gazzetta Dello Sport” në seksionin e merkatos, ku thuhet se ekipi abrucez synon afrimin e Canës pas dëmtimit të mbrojtësit, Norbert Gyomber, i cili do të mungojë për rreth një muaj. Afrimi i mundshëm i Canës te Pescara do të ishte një garanci më shumë për ekipin e Massimo Oddos që synon qëndrimin mes më të mirëve të Italisë. Te Pescara aktualisht luajnë edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë, Ledian Memushaj, si dhe sulmuesi Rey Manaj. Në rast se marrëveshja konkretizohet, atëherë kjo do të ishte aventura e dytë e ish mbrojtësit kuqezi në Itali pas 4 sezoneve në radhët e Lazios.