INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çantat Louis Vuitton, më të lirat në Londër pas votimit të Brex-it [FOTO]

Çantat Louis Vuitton, më të lirat në Londër pas votimit të Brex-it [FOTO]

Publikuar më: 16:27 14-10-2016

Londra mund të jetë një nga kryeqytetet më të shtrenjta në botë për turistët, por jo nëse keni një çantë  Louis Vuitton.

Sipas hulumtimit nga Deloitte, artikuj nga dizajneri  dhe gjëra të  tjera luksoze , tani në Britani  kushtojnë më pak se në çdo vend tjetër (kur flasim në dollarë)

Kjo lidhet me tendencën në rënie që nga votat e Brexit gjë që ka nxitur fuqinë e shpenzimeve të turistëve.

Paundi ka rënë më shumë se 17% kundrejt dollarit që nga qershori.

Sipas hulumtimit, i cili është përgatitur për Wall Street Journal, një çantë Louis Vuitton kushtonte 645  paundë në Londër (ose 802 dollarë) që nga 7 tetori, ose $ 802.

Duke bërë krahasimin, në Paris e njëjta çantë  kushton 760 euro të përkthyera në 850 dollarrë. Në New York, 970 dollarë ndërsa në Kinë 1,115 dollarë.  

Kjo ndodh ngaqë votimi i referendumit të BE-së është duke u përballur me një tërheqje të kërkesës nga ana e turistëve të cilët përbëjnë fitimin e më shumë se gjysmës së tregut të mallrave luksoze në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434