Ditën e djeshme Capital T ka publikuar disa foto në Instagram, ku tregon se ka shkuar në spitalin e fëmijëve ''QKUK'' dhe ka takuar disa prej tyre.
Por ajo ç’ka na ka bërë përshtypje ka qenë pikërisht postimi që ka bërë Albana Osmani në lidhje me reperin. Ajo ka publikuar foton e tij me një fëmijë e përbri shkruan: “Faleminderit nga zemra! Qofsh bekuar artist me zemrën e madhe sa drita që ke përpara në ejtën tënde, e pafundme. Kjo ditë do të jetë përgjithmonë e veçantë për princeshën e vogël”.
Nëpërmjet kësaj kuptojmë se Capital ka shkuar në spital për ti bërë surprizë një vajze të vogël të sëmurë dhe ky është një gjest shumë i veçantë.