Capital T ka vizituar qendrën për edukim të hershëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Prizren, të cilët i surprizoi me dhurata për festën e Krishtlindjeve.
Vetë reperi bëri të ditur lajmin, me anë të një postimi në profilin e tij ‘Instagram’ ku shkruan:
“Kështu e përmbyllim vitin me buzëqedhje e lumturi neë qendrën për edukim të hershëm të fëmijeve me aftësi të kufizuara në Prizren të cilët i surprizuam me dhurata simbolike për kto festa , shfrytzoj rastin me i uru stafin e #CaritasKosova per ni vullnet edhe punë t’mrekullueshme Urime festat e Fundvitit , festofshi t’lumtur”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që artisti ka qenë i angazhuar këtë vit në ngjarje të tilla, raporton ‘Prive.al’. Përveç kësaj, ai ishte edhe njëri prej donatorëve të disa shtëpive që i dhuroi këtë vit Halil Kastrati – përfaqësuesi i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’.