Capital T na lajmëroi se vera do të jetë e nxehtë, dhe së bashku me vapën erdhi edhe kënga e tij e re me Dhurata Dora. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere. “Bongo” mban titullin projekti i ri, i cili është produksion i Mixey, teksti është shkruar nga Capital T, ndërsa videoklipi plot ngjyra është realizuar nga Max Production. Sigurisht që ia ka vlejtur pritja për këtë këngë, dhe jemi të sigurtë që ju ka bërë të kërceni sapo e keni dëgjuar.