Mes fotove në Instagram, diskutimeve mbi fashion dhe nxjerrjen e këngëve të reja, reperi 25 vjeçar eshte një personazh gjithmonë i zënë.
Megjithatë ajo që i ka bërë videoklipit të tij më të ri, “Hitman”, nuk është një harresë e zakonshme. Vetëm 6 ditë më parë, duke mos plotësuar kështu as javën, Capital T publikoi videoklipin e tij, të cilin e kishte promovuar gjerësisht në rrjetet e tij sociale, kryesisht Instagram, ku kishte nxjerrë seri fotosh të njëpasnjëshme deri në momentin e daljes së këngës në YouTube. Dhe aty duket sikur përfundoi gjithçka.
Jo vetëm që nuk e ka zënë më në gojë, por që tani ka filluar të postojë foto mbi këngën e tij të radhës, në bashkëpunim me këngëtarin Granit Derguti. Çfarë të ketë ndodhur vallë? Vallë autori i shumë hiteve thjesht nuk ndalon dot së publikuari këngë? Apo mos ndoshta “Hitman” i është mërzitur që tani dhe tashmë po i kthen krahët? Një tjetër së shpejti...përsëri.