Ai është ndër reperat më të preferuar të kësaj vere.
Këtë e tregon edhe axhenda shumë e ngjeshur me prezencën nëpër koncertet të shumta.
Si rrjedhojë, të shumta janë fanset të cilat presin në radhë për një autograf nga reperi. Madje ditën e djeshme, njëra prej tyre ka marrë ndoshta autografin më të veçantë të dhënë ndonjëherë nga Capital T. Reperi ka gjetur një vend mjaft delikat për të shkruar emrin e tij...në qafë.
“Sapo dhashë një autograf të çmendur”, – shkruan Trimi bashkangjitur postimit.
Besojmë se pas kësaj, radha e vajzave do të jetw më e gjatë.