Capital T është padiskutim një ndër meshkujt më simpatikë në shoëbizzin shqiptar dhe shumë i preferuar nga publiku. Ai ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij profesionale, por të themi të drejtën atë personale e ka mbajtur gjithmonë larg publikut për arsye të cilat vetëm Kapo i di.
Me foton e fundit në rrjetet sociale, Capital T që është shfaqur mjaft tërheqës, por me siguri duke parë foton zor se e dalluat se ka ndryshuar modelin e flokëve të tij.
“Unë e caktoj vibe-in”, ka shkruar këngëtari krah postimit ku shfaqet i veshur me një kostum sportiv në ngjyrë të bardhë duke shijuar rrezet e diellit dhe filxhanin e kafesë.
Ajo çfarë ka dalluar në këtë postim janë flokët e Capital T, të cilët janë rritur dhe janë në formë kaçurrelash.
Nuk dihet nëse artisti do vendosë t’i zgjasë, por fansat janë mjaft kureshtarë ta shihnin me një ‘look’ ndryshe.