Mund të themi me plot bindje se Capital T këtë verë ka qenë kryefjala e këngëve më të luajtura dhe të kthyera në hite.
“Hatixhe”, “PSe po ma lun lojën” apo “Andiamo” janë vetëm disa prej tyre që i siguruan reperit kosovar koncerte pa fund dhe dashuri të falur nga fansat. Por ai premton që këtë tetor do të vijë krejt ndryshe. Dhe këtë ndryshim e ka paralajmëruar që tani. “Priteni tetorin kur të ndërroj komplet rrymën”, shkruan ai.