Edhe pse ishte një ndër reperat më aktivë të kësaj vere, Capital T nuk ka ndërmend të ndalet.
Pasi premtoi për një 2018-ë të suksesshme, ai sapo na zbuloi edhe planet më të afërta. Bashkëpunimin me një nga reperat më të pëlqyer, Mc Kresha. Capital T dhe Mc Kresha i janë futur punës në studio për këngën e re që do të publikohet në tetor dhe këtë na e tregojnë edhe përmes kësaj videoje të cilën e kanë publikuar pa audio, duke i lënë kështu fansat kuriozë. Megjithatë, me dy emra të tillë, nuk është vështirë të kuptohet se ajo që pritet është një hit. Prisni tetorin...