Projekti i rradhës i reperit Capital T është rrugës.
Ashtu siç kishte lajmëruar para pak ditësh në Instagramin e tij, kënga e re e titulluar “100”, do të publikohet më 1 dhjetor. Më konkretisht ajo do të vijë e shoqëruar me një klip i cili mendohet të jetë xhiruar në Londër, duke parë udhëtimet e shpeshta të Kapos në kryeqytetin anglez.
Ndërkohë këtë të martë artisti ka publikuar në Instagram tre foto të tjera duke zbuluar se klipi do të publikohet në YouTube në orën 17:00.