INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cara Delevingne arsyeja e ndarjes së çiftit Depp-Heard? [FOTO]

Cara Delevingne arsyeja e ndarjes së çiftit Depp-Heard? [FOTO]

Publikuar më: 16:27 29-05-2016

Procedura e divorcit mes Johnny Depp dhe Amber Heard, po shndërrohet në një histori më vetë. Pas akuzave të Amber, duke thënë se  shkaku i vërtetë i ndarjes ishin abuzimet fizike të aktorit 52 vjeçar, tashmë vjen bomba e rradhës.Sipas disa raportimeve martesa e Johnny Depp me Amber Heard u shpërbë pasi ai ishte "çmendur" nga frika se gruaja e tij biseksuale po e tradhëtonte me Cara Delevingne.

Burimet thonë se aktori i ka bërtitur asaj: "Ju po më merrni për budalla mua", pasi ai dyshonte se Heard ishte afruar shumë me modelen 23-vjeçare britanike pasi pretendonte se të dyja shkonin vazhdimisht së bashku nëpër festa.Këto dyshime janë ndezur në fund të vitit 2014, ku miqësia e dyshes ishte forcuar ndërsa Depp, kishte marrë me qera një rezidencë në Londrën Veriore.

Një i afërm i çiftit sqaron se Amber, e cila ka paraqitur kërkesën për divorc me Johnnyn, kishte krijuar shumë afrimitet me modelen Cara, duke bërë që Depp të vinte në pikëpyetje besnikërinë e bashkëshortes së tij dhe solli fundin e martesës 15 mujore. Madje në kohën kur Johnny kishte nevojë për pushim, ato dilnin jashtë nëpër festa, duke mos pasur fare respekt për të.  Nuk e dimë se si do i vijë fundi kësaj ngjarjeje, s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034267902374268