INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cara Delevigne: Nuk kam nevojë për pëlqimin e të tjerëve!

Cara Delevigne: Nuk kam nevojë për pëlqimin e të tjerëve!

Publikuar më: 11:00 14-03-2016

Cara Delevigne shpjegoi arsyen e vërtetë pse u largua nga moda dhe u fokusua në aktrim.

Bukuroshja 23 vjeçare edhe pse ishte një nga fytyrat më të kërkuara në industrinë e modës është shprehur për blogun Motto se modelingu e ktheu në një person që nuk do donte të ishte. Sigurisht që suksesi ishte aty po thellë thellë ndihej aspak e lumtur. Ideja se do të pëlqehesh nga të gjithë, kërkesa për të pasur një trup perfekt gjatë gjithë kohës dhe presioni i punës e shtynë atë të arrinte në atë pikë sat ë hiqte dorë. "Çfarë po përpiqem të bëj? A është kjo ajo që dua? A kam nevojë për pëlqimin e të tjerëve" këto ishin disa prej pyetjeve që Delevigne i bënte vetes shpesh, derisa mori vendimin përfundimtar. Ndërkohë nga ana tjetër aktrimi për të ishte zgjedhja e duhur. Cara është pjesë e kastit të Suicide Squad përkah Jared Letto, Margot Robbie dhe Will Smith.

Article Logic
Execution time: 0.0039811134338379