Cara Delevingne është shfaqur në Londër me të dashurën e saj, këngëtaren amerikane.
Ajo ka shijuar një qëndrim të shkurtër nëpër disa qytete europiane në javët e fundit duke vrapuar midis Parisit, Francës dhe Kopenhag-ut.
Disa ditë pasi ka ndaluar në qytetin danez, ku është shoqëruar nga e dashura St Vincent, Cara Delevingne e ka “çimentuar” kthimin e saj në qytetin e lindjes, Londër me një natë të kaluar jashtë të hënën me të dashurën sërish në krah.
Delevingne shfaqet në qytet disa ditë pasi artisti i portreteve, Jonathan Yeo, zbuloi një ekspozitë të punës së tij në Museun e Danimarkës me Cara-n. Ai e konsideroi si “muza perfekte” 23 vjeçaren modele dhe aktore . Cara pozoi për artistin britanik 6 herë në 15 muajt e fundit duke e ndihmuar atë të krijojë 12 portrete, 9 prej të cilave u shfaqën si puna më e vlerësuar nga karriera e tij 25 vjeçare