Në ceremoninë e çmimeve “Bilbloard” Cardi B patjetër që bëri një goxha performancë. Reperja fitoi 6 çmime në këtë mbrëmje, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pamja e saj në tapetin e kuq, ku për herë të parë Cardi B nuk kishte frikë të ekspozonte gjoksin e saj të ribërë tashmë.
Duke folur për “Entertainment Tonight” përpara pak kohësh Cardi tregoi vështirësitë që ka kaluar me trupin e saj pas lindjes së vajzës. Ajo tha se lëkura i filloi të varej dhe këtë më së shumti e vuajti pjesa e gjoksit, për të cilin ajo e pranoi pa asnjë kompleks, se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale estetike për ta kthyer siç ishte.
“Sapo kam bërë gjoksin tim. Ndonjëherë ndihesha mirë, por pas pak momentesh ndërroja mendim e ke parasysh? Dua të them lëkura ishte varur...” – shprehej ajo tek moderatori.
“Po vajza ime më shkatërroi trupin...” – tha reperja më tej gjatë intervistës me shaka – “Po, po e bëri pa pikë dyshimi...”