Është repereja e momentit dhe hovin më të madh të suksesit e mori me këngën ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom. Përveç rivalitetit me reperen tjetër, Rina, ne ju tregojmë ato që nuk i dinit për Tayan. Jeni kuriozë?
- Është nga qyteti i Prizrenit, por jeton në Prishtinë ku edhe studion
- Studion shkenca kompjuterike
- Emri i saj i vërtetë është Doruntina, por bashkë me kushërirën e menduan se shkurtimi i emrit, Tina (anglisht Tayna) do të ishte një emër artistik interesant
- Këngën ‘Columbiana’ e ka realizuar për dy dite ( një ditë vija melodike dhe ditën tjetër teksti)
- Ajo i shkruan vetë të gjitha tekstet dhe vijën melodike
- Muzika e saj është një mix rep, rock dhe dance hall rryma të cilat i dëgjon më shpesh
- Reperja e preferuar shqiptare është Gjira
- Nuk ka bërë asnjë operacion plastik pasi i pëlqen ta pranojë veten për atë që është, ashtu siç është
- Përpara këngës ‘Columbiana’ ka realizuar një mashup (meshap), me 3 këngë sa për të depërtuar në treg
- Njëra prej tyre ishte ‘Wild Thoughts’ e Rihannas /intv.al/