Carla Bruni është e njohur për shumë gjëra. Ajo ka qenë një nga supermodelet më të mira të viteve '80 dhe '90, zonja e parë e Francës, por Carla ka lënë gjurmë edhe si aktore, por edhe si këngëtare.
Supermodelja është bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.
Trupi i saj i përsosur, fytyra dhe eleganca e saj natyrale kanë bërë që ajo të pushtonte sfilatat më të rëndësishme të modës dhe të ishte një ndër modelet më të kërkuara të viteve 90’.
Së fundmi, Carla ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin radiofonik “Femmes puissantes”, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe ka treguar se është mjaft xheloze për Sarkozyn.
“Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin me një femër të bukur i pres fytin. Kështu që ai nuk e bën kurrë këtë gjë”- është shprehur këngëtarja 51-vjeçare.
Ajo ka treguar se është shumë e dashuruar me ish presidentin dhe madje ka folur dhe për fjalët se ajo ishte shkaku që ai dhe ish bashkëshortja e tij Cecilian u ndan.
“Nuk kemi qenë shkaku i prishjes së ndonjë gjëje. Nuk kishte hi në takimet tona dhe nuk kemi thyer ndonjë gjë”- është shprehur Carla.