INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Carlo Ancelotti prezantohet te Bajern Mynih

Carlo Ancelotti prezantohet te Bajern Mynih

Publikuar më: 09:49 12-07-2016

Te Bajerni i Mynihut nis një erë e re nën drejtimin e një emri të njohur të trajnimit botëror si Carlo Ancelotti. I qetë dhe me një gjermanishte të rrjedhshme, italiani u shpreh entuziast për aventurën e tij të re te bavarezët. Por, përpara se të fillonte të fliste për planet e tij te kampionët e Gjermanisë, 57-vjeçari bëri një analizë të shkurtër në lidhje me Europianin dhe në veçanti për takimin midis Francës dhe Gjermanisë. “Personalisht jam i mendimit se atë takim e fitoi Franca, sepse arriti të shënonte gol, jo sepse arritën të tregonin ndonjë nivel loje. Deri në momentin e penalltisë ekzistonte vetëm një skuadër në fushë dhe momenti i penalltisë i dha një tjetër rrjedhë takimit. Kam folur dhe me Thomas Muller, më vjen keq që nuk arriti të shënonte, por i kam thënë të qëndrojë i qetë dhe të bëhet gati për fazën parapërgatitore”, tha Ancelotti.

Më tej Ancelotti zbuloi dhe prapasekenat e bisedimeve mes tij dhe drejtuesve të klubit gjerman. Italiani deklaroi se marrëveshja u arrit pa shumë pengesa. “Pata një telefonatë me Rummenigge dhe tha që më duhet një trajner dhe unë iu përgjigja duke i thënë së më duhet një skuadër. Mjaftoi vetëm kaq që unë të bëhesha pjesë e Bajern Mynih Kur u largova nga Reali Madrid, doja që të nisja një aventurë të re këtu, pasi e ndieja që Guardiola në fund të sezonit do të largohej. Pas Trapatonit jam italiani i dytë që do të stërvisë këtë skuadër dhe jam shumë i lumtur për këtë”, përfundoi trajneri.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873