INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Carlos Tevez reagon ashpër ndaj gazetarëve: Më ka ardhur në majë të hundës, shkruani vetëm…

Carlos Tevez reagon ashpër ndaj gazetarëve: Më ka ardhur në majë të hundës, shkruani vetëm…

Publikuar më: 19:48 30-03-2018

Carlos Tevez ka reaguar ashpër ndaj mediave. Sulmuesi argjentinas përgenjështroi lajmin që ishte përhapur se ai ishte dëmtur në një ndeshje miqësore në burg. 34 vjeçari tha se gazetat shkruajnë vetëm gënjeshtra.

"Më ka ardhur në majë të hundës, gazetat shkruajnë vetëm gënjeshtra, pasi unë nuk kam luajtur asnjëherë golf, kam kaluar dy ditë pushimi me familjen në Kordoba”- tha argjentinasi.

Ish-sulmuesi i Juventus është rikthyer në Argjentinë tek ekipi i Boca Juniors, pasi kaloi një eksperiencë jo të mirë në Kinë. Tevez shpjegoi edhe arsyen e dëmtimit duke thënë se ishte dëmtuar në palestër e jo në burg siç thonë mediat.

"Jam dëmtuar në palestër, isha duke bërë ushtrime për këmbët dhe kur mbarova së stërvituri, kuptova se isha dëmtuar. Bëra analizat e duhura dhe mjekët konfirmuan lëndimi. Tani po fokusohem vetëm tek rikuperimi, nuk e di kur do të kthehem, por nuk dua të nxitohem"- tha Carlos Tevez

Article Logic
Execution time: 0.0014629364013672