INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Carpisa, sekreti për t'u ndjerë një italiane e vërtetë!

Carpisa, sekreti për t'u ndjerë një italiane e vërtetë!

Publikuar më: 12:44 04-03-2016

Pas pothuajse 600 dyqaneve në Itali dhe mbarë botën, Carpisa, marka më prestigjoze e çantave dhe valixheve, vjen këtë të shtunë me një ambjent të ri në zonën e “Myslym Shyrit".

Një dyqan ky që i shtohet atij të deri më tanishëm në TEG si pjesë e rrjetit të markave të huaja më të mira në Shqipëri, Fashion Group. Pse një ambjent tjetër do thoni ju? Fare e thjeshtë! Kërkesë e lartë nga femra të grupmoshës 20-45 vjeç, por edhe nga meshkujt, të cilët dëshirojnë të kenë pjesë të përditshmërisë së tyre aksesorë të një cilësie të lartë italiane.

Jo më kot për të dytin vit rradhazi imazh i kësaj firme, është aktorja Penelope Cruz, e cila e kënaqur nga koleksioni Vjeshtë-Dimër 2015 i Carpisa-s, vendosi që këtë vit të sjellë së bashku me motrën e saj Monica Cruz, një koleksion të tyre të quajtur "Kapsula". Koleksion të cilin duke nisur nga data 5 mars ju mund ta gjeni pranë dyqanit më të ri në rrugën "Myslym Shyri".

 Me produktet Carpisa në dorën tuaj, mos kini frikë të ndiheni puro italianë!

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992