INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Casper Smart refuzon të dalë nga shtëpia 20 milionë dollarëshe e Jennifer Lopez [FOTO]

Casper Smart refuzon të dalë nga shtëpia 20 milionë dollarëshe e Jennifer Lopez [FOTO]

Publikuar më: 12:47 01-09-2016

Ish-i  i Jennifer Lopez po refuzon të dalë nga shtëpia e këngëtares. Jennifer Loppez dhe Casper Smart janë ndarë por ky i fundit po qëndron akoma në shtëpinë 20 milionë dollarëshe të këngëtares.

 Sipas In Touch Magazine , Casper është duke pretenduar të ketë akses mbi rezidencën pasi mendon se ka të drejtë të qëndrojë aty për një kohë të pacaktuar.

" Ai refuzon të lëvizë nga shtëpia e Jennifer dhe madje kërcënoi se do të ndërmerrte  veprim ligjor nëse Jennifer përpiqej ta ndryshonte këtë fakt”, tha ky burim.  47 vjeçarja  tani mendon se Casper dëshiron të rikthehet  me të vetëm për zerot në llogarinë e saj bankare, ndaj edhe ia ka bllokuar të gjitha.

Lopez është treguar shumë bujare me të dashurin e saj gjatë këtyre viteve lidhje, me udhëtime të shtrenjta private, pushime luksoze etj por tani duket se ka zgjedhur vetëm veten e saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0033571720123291