Edinson Cavani është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain. Sulmuesi uruguaian është përplasur me bashkëlojtarin e tij, Neymar në lidhje me ekzekutimin e një penalltie gjatë ndeshjes kundër Lyon.
Sipas burimeve të BBC në Angli, sulmuesi uruguaian kërkohet me ngulm nga Evertoni që e konsideron atë si zëvendësuesin ideal të Lukakut, shkruan “Calciomercato.com”. Everton është i gatshëm të paraqes ofertë për transferimin e tij gjatë merkatos së janarit, por nëse nuk arrin marrëveshjen atëherë Cavani do të synohet në verën e vitit 2018.