INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çdo 2 minuta një fëmijë infektohet nga virusi HIV në botë

Çdo 2 minuta një fëmijë infektohet nga virusi HIV në botë

Publikuar më: 13:36 01-12-2018

Çdo 2 minuta një fëmijë infektohet nga virusi HIV në botë. Rreth 700 adoleshentë ndërmjet moshës 10 dhe 19 vjeç  preken në ditë nga AIDS. Në të gjithë botën tre milion fëmijë janë prekur nga virusi HIV-pozitiv.  Të dhënat u bën publike në Ditën Botërore të AIDS, nga Unicef në raportin e fëmijëve, HIV dhe AIDS: bota në vitin 2030. Parashikimet e raportit janë të frikshme. Nga viti 2019 deri në vitin 2030, rreth 360,000 adoleshentë do të vdesin nga sëmundjet e lidhura me AIDS. Thënë ndryshe 76 të rinj do të humbasin jetën çdo ditë, pa investime të mëtejshme në parandalimin, diagnozën dhe programet e trajtimit të HIV. Bazuar në parashikimet e popullsisë dhe sipas tendencave aktuale, numri i infeksioneve të reja të HIV midis fëmijëve dhe të rinjve midis 0 dhe 19 vjet në 2030 do të arrijë rreth 270,000 raste, me një rënie prej një të tretës në krahasim me vlerësimet aktuale. Situata e të prekurve nga virusi HIV paraqitet problematike edhe në vendin tonë. Besohet se rreth 1400 persona jetojnë në Shqipëri me virusin HIV, pjesa më e madhe e të prekurve janë burra. 100 raste të reja raportohen nga institucionet e shëndetit për vitin 2017. Numri i njerëzve që kanë humbur jetën prej sëmundjes ka rënë nga 23 më 2016 në 15 në vitin 2017. Shqipëria vazhdon të ketë probleme në mbulimin e trajtimit mjekësor të të prekurve. Sipas të dhënave të organizatës UNAIDS, në Shqipëri vetëm 66 për qind e njerëzve të prekur nga HIV e dinë që janë të infektuar. 42 për qind e të prekurve marrin trajtim mjekësor ndërsa 14 për qind e të sëmurëve mbartin virusin ngjitës.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055