INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Çdo ditë ju kërcënohet jeta 300 banorëve. Arsyeja? [VIDEO]

Publikuar më: 10:36 19-09-2016

Jo radhë herë këto pamje i kemi parë dhe në kronikat e lajmeve, por duket se kjo mënyrë e kapërcimit të rrugëve në Shqipëri nuk do të marrë fund. Qytetarë që vënë jetën në rrezik dhe kapërcejnë mes për mes autostradën.
Ky fenomen është denocnuar nga vetë banorët e një fshati tek Mali i Robit, të përbërë me rreth 300 banorë, të cilët kërkojnë vendosjen e mbikalimit në autostradë që të mos rrezikojnë jetën e tyre. Edhe pse këtë çështje e kanë ngritur dhe në emisionet investigative, asgjë për këta banorë nuk ka ndryshuar, edhe pse gropat për dnërtimin e mbikalimit qëndrojnë aty si dëshmi e dështimit të punës së shtetit. Autostrada e përbërë me 6 korsi është problem që këta banorë përballen çdo ditë, e në fakty si rregull duhet të ishte e kundërta.
Ja cfarë shkruajnë:
“Gjendja është e rëndë, sepse përpos talljes së shtetit me jetën tonë, kemi mbetur plotësisht të izoluar duke mos pasur as mbikalim as rrugë dytësore për t'u lidhur me Durrësin e Kavajën vetëm 20 minuta larg. Si fëmijet që shihni në video ka dhe të tjerë që për të shkuar në shkollë, dy herë në ditë duhet të bëjnë akrobacira mbi këtë rrugë. Dhe imagjinojeni pak sa tragjikomike bëhet gjendja në rastin e pleqve të sëmurë, grave shtatzëna apo ndonjë funeral”.

Article Logic
Execution time: 0.0016729831695557