INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"ÇDO GJË KA NJË KUFI", Charlie Hebdo po e kalon atë...

Publikuar më: 12:45 02-09-2016

“Viktimat e tërmetit në Itali varrosen nën makarona”

"ÇDO GJË KA NJË KUFI", Charlie Hebdo po e kalon atë. ‘Charlie Hedbo’ godet me ironinë e saj therëse. Kësaj radhe, në qendër të ‘sulmit’ është Italia, e plagosur në zemër të saj pas një tërmeti të fuqishëm të ndodhur më 24 gusht, ku humbën jetën 294 persona.

Karikatura e re ‘Charlie Hedbo’ e 1258-ta, e botuar më 31 gusht ka shfaqur polemika, pasi i dedikohet tërmetit të ndodhur në Amatrice. “Tërmet alla-italian’, kështu është titulluar karikatura, ku me ironi shkruhen ‘ingredientët’ e një menyje; Makarona me salcë, (penne me salcë), makarona me bukë të thekur, dhe lazanja.

“Tërmet italian: makarona me salcë domate, me djathë dhe lazanja”, është ajo që lexohet në kokën e dy të plagosurve të gjakosur por dhe disa viktimave të varrosura nën makarona. Kanë qenë të shumtë ata që janë indinjuar në rrjetet sociale të cilët pyesin: deri në cfarë pike mund të arrijë licencsa e satirës?

Article Logic
Execution time: 0.0046401023864746