INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çdo gjë për fitore! Trump dhe Clinton vihen pas “Pokemon Go”

Çdo gjë për fitore! Trump dhe Clinton vihen pas “Pokemon Go”

Publikuar më: 13:30 02-08-2016

Të gjithë e njohim shprehjen qëllimi justifikon mjetin. Epo këtë duhet të kenë pasur parasysh Donald Trump dhe Hillary Clinton kur vendosën të përdorin popullaritetin e lojës “Pokemon Go” për të regjistruar sa më shumë njerëz në listat e tyre zgjedhore.

Fushata e kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa vete dhe bëhet më e ashpër. Dy ekipet përkatëse që merren më fushatën e Trump dhe Clinton kanë filluar të joshin kryesisht të rinjtë nëpërmjet mesazheve që shpërndajnë në video lojën “Pokemon Go”. 

Kandidatja demokrate Hillary Clinton deklaroi se ekipi i saj dhe ajo vetë do të kërkojë të përfitojnë nga popullariteti i lojës për të tërhequr votues.
“Nuk e di kush e ka krijuar Pokemon Go, por do të përpiqem të shoh si mund të përdorim Pokemon Go në qendrat e votimit”, ka thënë ajo.
Të njëjtën gjë duket se po bën edhe Donald Trump pasi ka pulikuar një video ku vë në lojë rivalen e tij duke treguar Pokemon me titullin “Jo Hillary të pangopurën”. Lëvizje e zgjuar duhet të themi!

 

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785