INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çdo gjë që duhet të dini për Luanin, një nga shenjat më të forta të zodiakut

Çdo gjë që duhet të dini për Luanin, një nga shenjat më të forta të zodiakut

Publikuar më: 18:32 28-07-2017

Luani është shenja e pestë e zodiakut, shenjë zjarri, fikse, mashkullore-pozitive, e sunduar nga Dielli. Luani është shenjë e vendosmërisë dhe udhëheqjes, në simbolikën e përgjithshme përkon me ardhjen në botë të njeriut, ndërsa me lindjen e krishtërimit u shndërrua në simbol të rilindjes. Shenja paraqitet me bishtin e luanit.

Cilësitë: autoriteti, ambicja.

Të metat: arroganca , frika se mos nuk ju kuptojnë.

Armiku: shpenzimi i tepruar për të rënë në sy.

Miku: ata që nuk ju bëjnë moral, por edhe sikur, ju nuk i dëgjoni.

Dashuria: besoni, por midis karrierës dhe dashurisë ju zgjidhni karrierën.

Çfarë urreni: jeni gjithmonë i gatshëm për të larë hesapet.

Ideja fikse: të jeni në lartësinë e idesë që ju keni për veten.

Deshira e fshehtë: t’i bëni hije dhe Diellit.

Pika e bobët: mendjemadhësia, që nuk ju lejon të dalloni miqtë e vërtetë nga lajkatarët.

Karakteristika të përgjithshme:

Të lindurit e shenjës së Luanit (femra dhe meshkuj) janë dashamirës dhe zotërues të jashtëzakonshëm. Shpesh janë persona me fantazi, energjikë, bujarë, entuziastë, besnikë, ambiciozë dhe simpatikë. Janë kurajozë dhe luftojnë çdo ditë për idealet e tyre dhe për të mbrojtur ata që kanë nevojë për ndihmë apo mbrojtje. Nuk i durojnë padrejtësitë dhe pandërshmëritë, janë dominues, të sigurtë në vetvete, optimistë, të pavarur dhe me vullnet të hekurt. Ata janë sundues dhe udhëheqës siç është luani, mbreti i kafshëve. Kanë dëshirë për të mësuar dhe janë të pasur me influencë dhe inteligjencë të qartë në sensin e përgjegjësisë, me një imagjinatë të madhe poetike me pasion. Nganjëherë janë kryelartë, ngacmues, fjalëshumë dhe shumë ambiciozë, gjejnë me vështirësi mirëkuptimin që kërkojnë, megjithatë dinë të bëhen të dashur dhe zakonisht janë të lumtur në jetën bashkëshortore. Bëhen prindër shumë të mirë dhe fëmijët e tyre i admirojnë sepse dinë të jenë miq të të vegjëlve të tyre dhe tërheqin besimin e tyre. Janë deri diku tolerantë por shpesh bëhen arrogantë, tiranikë dhe rrallë zemërohen por kur u ndodh kjo bëhen të rrëmbyer dhe ofendues. Të lindurit nën këtë shenjë janë tipa magentikë që i tërheqin të tjerët siç tërheq magneti grimcat e hekurit, pra Luanët s’rrinë kurrë pa shokë apo pa të dashur. Janë gjithashtu largpamës, diplomatë, të kuptueshëm, krenarë, të matur dhe të vendosur për t’ia arritur qëllimit me çdo kusht dhe kanë shumë arritje në jetë. Janë tipa krijues me plot shooqëri dhe kripa e muhabetit. Të shoqërohesh me ta është kënaqësi e vërtetë. Ashtu si luanët janë mbretër ashtu edhe të lindurit në këtë shenjë e konsiderojnë veten si sundues të universit, kjo sepse i sundon dielli, më i madhi nga të gjitha planetet. Të kesh një Luan në skuadër është një gjë e mirë sepse ato i zbatojnë me përpikmëri rregullat e punës dhe e çojnë punën deri në fund. Luanët janë të ndershëm, romantikë, filantropë, të qëndrueshëm, të fuqishëm, ekstravagantë, të lëvizshëm dhe të zhdërvjellët. Janë tipa që u pëlqen jeta mondane, të vetësigurt dhe me dashuri të madhe për jetën, shpenzojnë shumë dhe i blejnë gjërat e shtrenjta.. Kanë një pamje interesante dhe janë simpatikë që i tërheqin fort të njohurit e tyre. Janë dhe mëndjemëdhenj, imponues dhe priren për intriga. Shpesh kanë një mënyrë shkëlqimi të gjërave dhe tregohen të drejtë, të vendosur në veprimet e tyre dhe dallohen për frymë iniciative. Luanët nuk e çajnë kokën se ç’thonë të tjerët për ta dhe vazhdojnë të ecin përpara me hap mbretëror. Megjithëse janë vanitozë, egocentrikë, arrogantë në kulm duhet pranuar se bota pa Luanin s’ka shkëlqim. Është e lehtë të njihesh me ta sepse janë të ngrohtë. Ata i përballojnë me madhështi situatat më të vështira që të tjerët tërhiqen prej tyre. Janë dinamikë dhe të zjarrtë, marrin flakë nga zemërimi por nuk duan t’i bëjnë keq kujt. Pëlqejnë komplimentat dhe përdorin vartësit si gurë shahu për të arritur qëllimet e tyre. Në lidhje me të tjerët janë të thjeshtë, të hapur, të sinqertë, të besueshëm dhe spontanë. Luani është i preferuari i Zodiakut.

Pëlqejnë: jetën luksoze, madhështinë, spekullimet e reja, fëmijët, dramën.

Urrejnë: kujdesin, kursimin, njerëzit e këqinj e të mbyllur, monotoninë.

Prirjet profesionale:

Llogjika, aftësitë organizative dhe njëfarë shije e lindur artistike janë tiparet themelore të natyrës së femrës së Luanit, ja përse angazhimi i saj profesional do të japë fryte të shkëlqyera, qoftë në fushën e drejtimit, qoftë në krijimtarinë artistike, ndonëse në dukje këto dy tendenca nuk kanë pika takimi. Femrat e kësaj shenje bëhen afariste të shkëlqyera politikane, avokate, organizatore fushatash reklame, gazetare, madje dhe artiste të mira, regjisore të zonja dhe dekoratore me famë. Gjithmonë do të jetë që ato të zgjedhin një punë që u jep atyre pavarësi të plotë, për më tepër u jep mundësi për të marrë vendime, pa u mbështetur shumë te të tjerët.
Mashkulli i Luanit për vetë karakterin autoritar dhe natyrën luftarake patjetër do të ketë mundësi të mira për suksese në fushën profesionale, me kusht që ai të zgjedhë profesione të përshtatshme, që i japin kënaqësi dhe i nxjerrin në pah në mënyrën dhe në masën që dëshiron ai. Të lindurit në shenjën e Luanit bëhen arktitektë, dekoratorë, shkrimtarë artistë, zejtarë, avokatë, fotografë, politikanë dhe regjizorë të zotë por ata kanë edhe dhunti të mëdha për të drejtuar dhe mund të bëhen shefa. Sigurisht që ky mashkull është punëtor i palodhur dhe i gatshëm për t’ia kushtuar kohën dhe veprimtarive që ai ka për zemër. Si mashkulli ashtu edhe femra është mirë t’i shmangin profesionet që kanë të bëjnë me objekte elektrike dhe mekanike sepse si të gjitha shenjat e zjarrit dhe Luani është objekt incidentesh. Një këshillë: bëni kujdes ndaj miklimeve sepse nuk janë gjithmonë të sinqerta siç mendoni ju.

Njerëz të famshëm të Luanit:
Aleksandri i Madh, Perandori Klaudius, Napoleon Bonaparti, Karl G. Jung, Ana e Anglisë, Benito Musolini, Arnold Shvarceneger, Bill Klinton, Antonio Banderas, Zhaklinë Kenedi, Madona, Neil Armstrong, Xhenifer Lopez, Lorenco Krespi, Raul Bova, Robert De Niro, Ben Aflek, Sllobodan Millosheviç, Fidel Kastro, Aleksandër Dyma, Jurgen Klinsman, Barak Obama, Daniel Still, Mbretëresha Geraldinë, Fransua Holand, Meryem Uzerli, Eqrem Çabej, Rexhep Mejdani, Sabri Godo, Rajmonda Bulku, Elida Janushi, Bujar Asqeriu, Ema Andrea, Igli Tare, Lorik Canaj, Edmond Kapllani, Alban Bushi, Besart Berisha, Olti Xhezo.

Pasaporta astrologjike e Luanit:f74a
Periudha diellore: 23 korrik – 23 gusht ;
Planeti sundues: Dielli;
Gjinia: Mashkullore, pozitive;
Elementi: Zjarri;
Cilësia: E qëndrueshme (fikse);
Gjatësia zodiakale: 120° – 150 gradë;
Stina: Mesi i verës;
Dita: E Dielë;
Numri: 1 dhe 5;
Guri i çmuar: Rubini, diamanti;
Motoja: “Unë dashuroj – vendos – urdhëroj”;
Metali: Ari;
Ngjyra: Portokalli, e verdhë e artë.
Analogjia: Shtëpia e pestë zodiakale (V);
Anatomia e trupit: Zemra, shtylla kurrizore, syri i djathtë, truri, arteriet.
Shtetet: Afganistani, Bregu i Fildishtë, Franca jugore, Gjermania, India, Iraku Jugor, Italia, Korea e Jugut, Rumania, Senegali, Singapori.
Qytetet: Çikago, Filadelfia, Bristoli, Praga, Roma,Madridi, Los Anxhelos .
Pemët: Agrumet (portokalli, limoni), ulliri, palma, arrat.
Bimët/lulet: Luledielli, dëllinja, veshtulla, dafina, rozmarina, kumaku, gjeshtra, shafrani.
Ushqimet: Mishi dhe ushqimet që kanë cilësi të lartë hekuri,
Fjalët kyçe: Krenari, rrezatim, fisnikëri, krijimtari, afeksion, lavdi, mbretëri
Kafshët: Shqiponja, ibisi, luani, fajkoi, mjelma, macja e egër.
Sporti: Bodibillding, Snoubord, peshëngritja
Lënda mësimore: Arkitektura, histori arti.
Festa: Shën Maria, periudha e pushimeve/argëtimeve

Article Logic
Execution time: 0.0040900707244873