INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky profesor ka një përgjigje të habitshme lidhur me shëndetin e flokëve

Ky profesor ka një përgjigje të habitshme lidhur me shëndetin e flokëve

Publikuar më: 12:20 18-01-2017

Maja të djegura? Flokë të yndryshme apo që thinjen shpejt? Sa shpesh duhet t’i lani? Për këto dhe shumë të tjera ka një përgjigje!

Sipas profesorit të biologjisë, ekspert në pjesën e flokëve, Desdemond J Tobin, për çdo gjë që keni pasur dyshime lidhur me flokët tuaja ka një zgjidhje.

Sa shpesh duhet t’i lani?
Disa njerëz i lajnë ato njëherë në javë, të tjerë gati përditë. Sipas Tobin, kjo varet gjithmonë nga lloji i flokëve. Nëse flokët tuaja janë të thatë, vetëm një herë në javë është e mjaftueshme, kurse ata që kanë flokë të yndyrshëm këshillohet t’i lajnë më shpesh. Gjithashtu flokët duhet të lahen shpesh kur jeton në një qytet të ndotur. Ndërkohë që disa njerëz mendojnë se ato pastrohen vete nëse i le për një kohë të gjatë, kjo është diçka e gabuar. Edhe pse yndyra e prodhuar nga flokët i pastron ato, nëse i lini për një kohë të gjatë, kjo nuk është njësoj sikur t’i lash.

Si mund t’i bësh flokët më të dendur dhe të evitosh majrat e djegura?
Ka një gamë të madhe shamposh dhe produkte të tjera që premtojnë se i bëjnë flokët më të dendur, por sa e vërtetë është kjo? Edhe pse disa produkte mund t’i bëjnë flokët të duken vërtet ashtu, në të vërtetë nuk ndodh.
Vërtet mendoni se këto produkte mund t’i zhdukin fundet e djegura si me magji? Endërrojeni! Thjesht prisni majrat dhe përsërisni të njëjtin proçes.

Kush thinjet më shpejt?
Shumë njerëz frikësohen nga thinja e flokëve, për fat të keq, edhe pse është një proçes natyral. Shumë njerëz mund të thinjen më shpejt se të tjerët. Kaukazianët janë ata që thinjen më shpejt, kurse njerëz me ngjyrë më ngadalë. Meshkujt dhe femrat biondë më shpejt, brunët më ngadalë…
Sipas studimev e thuahet që edhe duahnpirësit me problem të stresit mund të thinjen më herët se pjesa tjetër.

Kush humb flokë dhe si mund ta ndalësh atë?
Një nga frikërat më të pranishme tëk meshkujt është humbja e flokëve, por si mund ta ndalosh këtë proçes? Tobin shprehet se edhe pse është diçka që nuk mund ta ndalosh plotësisht, ka trajtime të veçanta për të. Minoxidil dhe Finasterdie janë dy shembuj që duhet t’i keni parasysh para se të humbni flokë dhe të vazhdoni t’i përdorni.
Si duhet të përdorni tharrësen?
Për sa kohë nuk doni të dëmtoni flokët mbani tharrësen larg flokëve, në temperaturë të ulët dhe jo për shumë gjatë. Çdo gjë duhet të ketë një balancë.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021