Moderatorja Luana Vjollca feston sot ditëlindjen dhe këtë ditë të veçantë e ka lajmëruar që dy ditë më parë. Sot këngëtarja ka menduar që përveçse të marrë dhurata edhe të japë. Tingëllon e çuditshme, por ja që moderatorja ka menduar të vijë sërish para publikut me një tjetër surprizë.
Në foton e publikuar në instagramin e saj Luana shkruan: “ Vajza e ditëlindjes ka një dhuratë për ju”, të cilën do ta zbulojë sot pas orës 18:00. Ndoshta Luana pritet të sjellë klipin e ri, por kjo mbetet për tu parë. Në foton e saj të shumta kanë qenë urimet me rastin e ditëlindjen nga miq të afërm e ndjekës të moderatores.
Sigurisht që s’mund të mungonte urimi i nënës së saj e cila ka publikuar në Instagram një foto me të bijën dhe shkroi fjalët më të ëmbla:
“E vogla ime ti. Gëzuar ditëlindjen jetë e bukur. Dinamikja, e guximshmja, dashuria ime. Festofsh edhe 100 vite ashtu si t’i do zemra. Faleminderit që ma zgjat jetën”, shkruan Maria.
Pas këtij urimi Luana i ka kthyer përgjigje së ëmës duke i treguar se çdo gjë në jetë e bën për të.
“Mam çdo gjë që bëj në jetë është për ty. Je motivi e shembulli më i mirë në jetë. Te dua”, shkroi moderatorja.