INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çdo gjyshe shqiptare i ka thënë mbesës së saj  beqare këto 4 gjëra. Zbulojini!

Çdo gjyshe shqiptare i ka thënë mbesës së saj beqare këto 4 gjëra. Zbulojini!

Publikuar më: 16:14 24-08-2018
Nga Anisa Bega
Gjyshet i duam shumë të gjithë dhe këtu kemi sjellë disa nga gjërat tipike që çdo gjyshe shqiptare i thotë mbesës beqare.
Sipas intv.al ja disa prej tyre:
1. Hap sytë për ndonjë burrë të mirë
Këtu jemi në fazën që ka kohë për të kërkuar, por duhet të ketë kujdes se çfarë do zgjedhi. Pjesa “hap sytë” do të thotë që gjendja duhet të jetë nën kontroll mirë. Ai duhet të jetë patjetër i mirë dhe nuk falet nëse nuk e zgjedh siç ajo e ka porositur.
2. Mos iu dorëzo askujt, para martese
Gjyshet kujtojnë se ende mbesat e tyre kane bërë seks me burrat aktualë, vetëm pas martese. Sipas saj, meshkujt marrin atë që duan dhe të lënë. Pra, marrëdhënie vetëm pas martese.
 3. Burrit nuk duhet t’ia kthesh fjalën, edhe po ta ketë gabim
Gjyshet shqiptare i mësojnë mbesat beqare që pasi të martohen duhet të jenë në dispozicionin e burrit dhe mos t’ja kthejnë fjalën. Burri ka gjithmonë të drejtë dhe duhet ta respektoni. Eh gjyshet, ashtu janë mësuar!
4. Martohu tani mos prit më, mendo për prindërit
Një mbesë beqare e ka dëgjuar këtë fjali nga gjyshja, pasi pjesa e keqardhjes është e pranishme. Sipas gjyshes, duhet të martoheni për të kënaqur prindërit, sepse opinioni i njerëzve do i vrasë. Na ngeli në derë mbesa, po bota çfarë do thotë?
Article Logic
Execution time: 0.003803014755249