Ndërkohë që të gjithë po shijojnë klipin e ri të Lorde për këngën “Perfect Places’” shkëputur nga albumi i saj më i fundit “Green Light”, ne nuk po ia u ndajmë sytë veshjeve të përzgjedhura për klipin.
Ok, po nisim t’i listojmë:
Lorde e nis me një kapele Jacquemus dhe këmishë/fustan në një fushë
Më pas vazhdon me një pallto të kuqe që krijon kontrast me peisazhin në sfond
Më pas e ka rradhën ky fustan princeshash në muzg,
Ndjekur nga një fustan tjetër i bardhë, perfekt për t’u lëkundur nëpër pemë.
Më pas i vjen rradha këtij fustani të zi me fruda
Dhe ky bust (tip korseje) kombinuar me pantallona të bardha në një sfond blu
Ndoshta look-u më ekstravagnt i videos mund të jetë ky fustan i kuq i viteve 20’.
Lorde përzgjedh një fustan tepër chic për orën e çajit si ky më poshtë,
Kurse për orën e gjuetisë së arrave të kokosit vishet me këtë kapele kashte dhe këmishë të bardhë të cilën e kemi ëndërr ta kemi në garderobë.
Për të mos folur më pas për këtë kombinim avant-garde si Lady Gaga në mes të xhunglës.
Një shëtitje me varkë shkon shumë me këtë fustan të verdhë dhe kapele transparente
Si dhe një mëndafshi për të kërcyer nëpër shtëpi
Për ta mbyllyr me një zjarr në pyll dhe një bluzë të grisur
Fantastike!