Vetëm 22 vjeçe, por kjo nuk e ka penguar Taynën që të arrijë goxha sukses në jetën e saj.
Deri më tani e kemi parë Taynën në syrin artistik me këngët e reja që sjell në tregun muzikor, por reperja ka përballuar një jetë të ndarë midis karierrës muzikore dhe asaj universitare.
Reperja ka publikuar një foto ku shfaqet me kapelën e studentit të diplomuar dhe rrotullën e diplomës në dorë.
“Momente lumturie dhe krenarie”, shkruajti Tayna.
Diploma që ajo ka marrë i përket një dege relativisht mjaft të vështirë, por një nga më të preferuarat për studentët e sotshëm si ajo e Shkencave Kompjuterike.
Për edukimin e saj Tayna është shprehur edhe më herët në një intervistë, duke e konsideruar universitetin dhe arsimin si një plan B pas muzikës:
“Gjithmonë edukimin kam pasë të rëndësishëm dhe ma merr mendja me thënë “S’kam fakultet” në ditët e sotme nuk është shumë lavd. Unë jam pro edukimit dhe më pasë një diplomë përveç karrierës, më pas edhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën”- është shprehur reperja.