INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çdo prind shqiptar i ka thënë fëmijës të tij këto 3 fjali tipike. Të qeshësh, apo të qash?!

Çdo prind shqiptar i ka thënë fëmijës të tij këto 3 fjali tipike. Të qeshësh, apo të qash?!

Publikuar më: 13:37 08-10-2018
Nga Anisa Bega
 
Bazuar  te disa biseda mes miqsh, më erdhi në mendje që të risillja në kujtesën tonë, disa fjali tipike nga prindërit tanë, që ndoshta  disave jua thonë akoma.
Edhe pse sot na vjen për të qeshur, janë disa gjëra që edhe sot na kanë lënë pasoja në jetën tonë. Mesa duket, shprehjet i kanë copy-paste, ndoshta ngaqë vijnë nga i njëjti brez nga komunizmi. Ndoshta nuk po jua them të gjitha, marrë edhe nga ato që kam dëgjuar nga miqtë e mi, por nëse do shtonit edhe ju që po e lexoni këtë shkrim ndonjë gjë, do e vlerësoja. 
 
Po flas për fëmijët e vitive 80’, apo 90’ që jam më shumë në kontakt. Madje, kur ankohemi, një nga gjërat që diskutojmë kur bëhet fjalë për marrëdhënien prind-fëmijë është habia që: si ka mundësi që pothuajse të gjithë na thonë të njëjtat gjëra?!
 
1. Në kohën tonë, kemi qenë më puntorë dhe sakrifikonim më shumë. Çfarë po bëni ju?
Kjo tregon që ne s’jemi të zotë të arrijmë gjërat që ata kanë realizuar. Pra, ne nuk po mohojmë gjërat e tyre, por ç’faj kemi t’i dëgjojmë duke na ulur aftësinë që ne kemi për t’ia dalë mbanë si ata?! Ndoshta është një mënyrë për të na nxitur të ecim përpara, por kjo mënyrë më shumë ul vetëbesimin te fëmijët e tyre. Edhe nëse ti ke një jetë të arrirë, për prindin shqiptar  kjo nuk është e mjaftueshme.
 
2. Vajza/djali i shoqes sime është më i/e mirë se ty
Mos më thoni, që kjo është ndër fjalitë më acaruese. Mania për të ulur fëmijën e vet, duke bërë këto krahasime vrastare. Ata janë mësuar që të ulin kokën dhe të punonin, pa lavdëruar, se më pas të hyn vetja në qejf. Si përfundim, të futet një urrejtje pa lidhje.
3. Mos jeto vetëm, nuk do ja dalësh dot, do shkosh nga do shkosh te ne do përplasesh
Tani dihet që prindërit janë njerëzit që të duan më shumë në këtë botë, por kur merr një vendim për të bërë diçka ndryshe, jashtë flluckës që kontrollit të tyre, nuk merr asnjë suport. Fjalia është: Nuk ja del dot.
 
Sërish kemi ulje vetëbesimi dhe varësi ndaj tyre. Psh: të jetosh vetëm. Në psikologji kjo është një metodë që ndikon negativisht në karakterin e njeriut. Pra: NUK E BËN DOT!
Një fjali që të paralizon!
 
Article Logic
Execution time: 0.0053269863128662