INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'do të thotë të jesh në një lidhje me një mashkull më të bukur se vetja

Ç'do të thotë të jesh në një lidhje me një mashkull më të bukur se vetja

Publikuar më: 12:04 11-07-2017

Si mund të jetohet pranë një mashkulli të pashëm?

Xhelozia dhe pasiguria janë aspekte për t’u marrë parasysh, por si mund të kapërcehen ato? Ja se cilat janë këshillat e një psikoterapisteje italiane.

Nëse një mashkull është tërheqës, partnerja e tij nuk mund të mos jetë ndryshe – të paktën kjo është ideja më e përhapur e imagjinatës kolektive. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse habitemi kur shohim një mashkull të bukur i cili ka në krah një femër jo aq të bukur sa ai.

Sigurisht, dashuria e vërtetë shkon përtej aspektit të jashtëm dhe jeton në harmoni të plotë me emocione të bukura. Por çfarë mund të thotë një femër e zakonshme e cila është e lidhur apo e martuar me një mashkull tërheqës? Si ia bën me xhelozinë e dhjetëra syve femërorë që i “vërsulen” atij?

Këtyre pyetjeve u është përgjigjur psikoterapistja Marinella Cozzolino, e cila sugjeron pesë hapa për femrat të cilat kanë këtë fat…

Si mund të jetohet pranë një mashkulli tërheqës, që u pëlqen shumë femrave të tjera?

Zgjedhja e partnerit varet nga shumë faktorë të cilët janë të gjithë individualë. Psikologia sugjeron nevojën për të qëndruar pranë një personi tjetër prej dëshirës, por pjesa më e madhe e dashurive bazohen te një nevojë e çfarëdoshme. Dallimi duket si i zakontë, por në fakt ai është shumë i thellë. Në fakt dëshira është një zgjedhje, ndërsa nevoja, domosdoshmëri. Femrat që dëshirojnë një partner tërheqës dhe për t’u pasur zili në krah të tyre, nuk kanë asnjë pengesë që të lidhen me një mashkull me këto karakteristika. Por diskutimi qëndron për ato të cilat kanë nevojë të padiskutueshme për një partner tërheqës. Në këtë rast bëhet fjalë për femra të cilat bukurinë e partnerit e konsiderojnë si pjesë të vlerave të tyre. Megjithatë, në marrëdhënie të këtij lloji, diferencën e bën sjellja e partnerit dhe personaliteti i tij.

A është krenari për të pasur pranë vetes një mashkull të tillë?

Nuk mjafton të kesh pranë vetes një partner të bukur për të qenë krenare. Është e rëndësishme që mashkulli i cili konsiderohet i bukur të jetë i tërhequr emocionalisht dhe fizikisht nga femra që ai ka zgjedhur, por që nuk është aq e bukur sa ai. Në këtë rast vetëvlerësimi “shkon deri në qiell”, ndërsa palët ndiejnë se kanë arritur lumturinë e dëshiruar.

Pesë rregulla për të jetuar më mirë një marrëdhënie me një partner simpatik

1. Kujtohuni që ai ju ka zgjedhur ju dhe vazhdon ta bëjë ditë pas dite. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi.

2. Bukuria nuk është e dukshme vetëm për sytë, por edhe për prekjen, shijen, aromën si dhe shpirtin e një njeriu. Mirësjellja, ëmbëlsia, dashuria nuk maten me centimetra. Ato janë bukuri e përhershme.

3. Partneri juaj (në rastin kur është shumë simpatik) do të bëhet “frymëzim” për shumë femra të tjera të cilat janë në kërkim të partnerit të tyre ideal, duke thënë se: “Kur ia arriti ajo, pse nuk mund t’ia arrij unë!”. Kjo padyshim quhet zili dhe është një ndjenjë krejtësisht njerëzore. Ndaj pranojeni dhe hidheni poshtë çdo paragjykim.

4. Gjithsesi nëse ju ka kapur ndjesia e pamjaftueshmërisë me veten, filloni të lëvizni. Mos e kaloni kohën duke u ankuar, por vini në zbatim strategji përmirësimi: bëni vrap, not, shkoni në palestër ose ndryshoni ngjyrën dhe prerjen e flokëve, sepse nëse do të “ripërtëriheni”, vetëvlerësimi juaj do të rritet. Të gjitha këto bëjini me gëzim dhe jo me dhimbje.

5. Duhet të mësoheni me xhelozinë

Fakti se të tjerat e shikojnë dhe përpiqen ta bëjnë për vete është një lloj mekanizmi, i cili do të bëhet pjesë e jetës suaj derisa të bëhet një gjë normale. Dhe ju duhet ta pranoni medoemos, sigurisht nëse ai ju do shumë dhe e ka treguar këtë me vepra. Në rast të kundërt, bëni kujdes dhe mos e humbni qetësinë.

Article Logic
Execution time: 0.0042591094970703